Viti 2018 përfaqëson për NASA-n 60 vjetorin e themelimit të saj, në 29 korrik 1958. Për të festuar këtë eveniment i është kërkuar artistit Matthew Skeins të projektojë një logo tërësisht të re, duke u bazuar në historinë e eksplorimit hapësinor.
Pavarësisht zbulimeve të bëra ndër vite, më e rëndësishmja mbetet ajo e ndodhur në 1969, kur Apollo 11 çoi në hapësirë astronautët Edwin “Buzz” Aldrin, Michael Collins dhe Neil Armstrong për herë të parë në sipërfaqen e Hënës.
‘Një hap i vogël nga një njeri, një hap i madh për njerëzimin’. Të gjithë e kujtojmë këtë frazë të famshme të Armstrong, që vëllai i tij e ka zbuluar në një intervistë përpara se të zbriste në Hënë, pikërisht gjatë nisjes së tij në Risiko, por bindja se ky mision i famshëm ka ndodhur në të vërtetë nuk është unanim.
Gjatë viteve kanë qenë të shumta teoritë sipas të cilave jo vetëm zbritja në Hënë në 1969, por gjithë programi Apollo ka qenë një mashtrim. Për shembull thuhet që ulja në Hënë ka ndodhur realisht, por ka qenë e ndryshme nga ajo që është treguar, si nga zbulimi i pabesueshëm i astronautëve ashtu edhe për të mos i treguar sovjetikëve (për shkak të Luftës së Ftohtë) teknologjinë amerikane.
Përballë provave të shumta dhe përgjigjeve nga ana e burimeve të autorizuara për këto teori, sot është e vështirë të besojmë që ka qenë një diçka e inskenuar.
Ashtu siç pranon Umberto Eco, të bindësh të heshtin më shumë se 400.000 njerëz, që kanë ndihmuar në këtë eksplorim, ka qenë më e vështirë se të çosh astronautët në Hënë. /BALKANWEB.com/