Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 9 të arrestuarit të cilët akuzohen se me viza false dërgonin njerëz në SHBA dhe Kanada.
Mësohet se për shtetasin Tonin Shtjefni është vendosur masa e sigurisë detyrim paraqitje ndërsa për dy të tjerë Eduard Shima dhe Bledjan Ramadani është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.
Për 6 te tjerët është dhënë masa e sigurisë arrest me burg: Gazmend Garubi, Sotiraq Antoni, Haxhi Ramadani, Pllum Pali, Nikolla Mano dhe Shpetim Kiri.
Këta persona akuzohen për trafikim te shtetasve drejt Amerikës dhe Anglisë. U arrestuan në kuadër të operacionit Garantuesit. /Nga Senad NIKSHIQI/