Një vajzë që u vendos në qendër të vemendje mediatike nga ish- kryeministri Berisha që e paraqiti si viktimë të përdhunimit nga djali i një deputeti të PS-së, ka paraqitur versionin e saj. Komunikimin ajo ka zgjedhur ta bëjë me Shqiptarja.com, të cilës i ka shkruajtur:
“Pershendetje une quhem Xh.Maloku dhe po e shkruaj kte mesazh ne lidhje me denoncimin e Z.Sali berisha te bere publik ne fb.Lajmin e mora vesh nepermjet medias dhe ishte nje lajm shume trondites per mua dhe familjen time.ne shkrimin e tij thuhej per nje perdhunim ndaj meje kjo nuk esht aspak e vertete dhe esht dicka shume e rende sidomos te thuhet nga nje ish Kryeminister.pas deklarates se tij ne fb lajmi mori dhene ne te githa portalet dhe mediat.kerkoj ndihmen tuaj te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje.une nuk jam perdhunuar nga askush nuk jam manipuluar nga askush dhe nuk ka pasur asnje presion as ndaj meje as ndaj familjes time.kjo shpifje esht bere per te njollosur emrin e deputetit Rrahman Rraja i cili esht nder njerzit me te rrespektuar ne rrethin e Krujes.per sa i perket nje debati me djalin e tii un jam sqaruar ne stacionin e policise Fushe kruje ne pranine e avokatit dhe psikologes dhe dy oficere te policise te cilet asnje nga kto perfshire dhe mua nuk kemi pasur asnje lloj ndikimi nga asnje lloj njeriu. ne denoncimin e Zotit Berisha ne fb lexova dhe emrin e Artur Bushit te cilin un nuk e njoh dhe po ta shikoj ne rruge di vetem qe esht kryetar bashkie.ju lutem te pergenjeshtrohet sa me shpejt kjo shpifje qe po trondit familjen time dhe te personave qe jan permendur ne ate shpifje”, shkruan vajza Xh.Maloku.
Më herët ish- kryeministri Sali Berisha kishte dhënë alarmin, duke publikuar këtë status në Facebook: “Krim i shemtuar! Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
“Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale”.
Pas Berishës ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila përgenjeshtronte informacionin e publikuar nga ish- kryeministri: “Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr. Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).”, thuhej në deklaratën e Policisë së Shtetit.