Menjëherë pas arrestimit, i riu Vilson Brahaj ka pranuar që është ai autori i vendosjes së tritolin në banesën e Gazmir Dacit. Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka pranuar autorësinë, pasi sipas tij i ishte ofruar një shumë parash.
Sipas News 24 ai mësohet të ketë thënë se është i papunë dhe i nevojiteshin lekët.
“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra”, kanë qenë këto fjalët e të riut që u arrestua sot nga policia.
Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banesën e Dacit: Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë.