Prerja e paligjshme e pyjeve, është një fenomen shqetësues, i cili jo rradhë herë ka qenë pjesë e ndëshkimit nga agjensitë ligjzbatuese. Rajoni i Shkodrës, është mjaft i pasur me pyje dhe mbrojtja e shtimi i tyre është një detyrë parësore, duke nisur nga qeverisja vendore. Në këtë kuadër, bashkëpunimi me Policinë e Shtetit por edhe me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit, është një premisë e mirë për arritjen e rezultateve konkrete të në këtë drejtim.
Bashkia e Shkodrës madje, ka bërë edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm. Ajo ka vënë në dijeni Policinë e Shtetit dhe Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit se në territorin që ajo administron, askush nuk ka të drejtë të presë lëndë drusore qoftë për dru zjarri, qoftë edhe lëndë punimi. Duke kërkuar bashkëpunim me këto institucione, Bashkia Shkodër paralajmëron vendosjen e shkelësve para përgjegjësisë ligjore.
“Bashkia Shkoder nuk ka dhene asnje lloj Kontrate per Shfrytezimin e Pyjeve per Prerje lende drusore per dru zjarri apo lende punimi me asnje subjekt juridik apo fizik kjo e vlefshme si per pyjet prone e Bashkise Shkoder ashtu edhe per pyjet prone private.
Cdo prerje dhe transport i lendes lende drusore eshte shkelje e Ligj it nr 5/2016 “Per shpalljen e moratoriumit ne pyje ne Republiken e Shqiperise” dhe do ndeshkohet sipas dispozitave ligjore.
Bashkia Shkoder kerkon bashkepunimin e te gjithe institucioneve per venien para pergjegjesise te shkelesve te ligjit dhe eshte e gateshme te bashkepunojë institucionalisht“, thuhet në shkresën e Bashkisë së Shkodrës që mund ta shikoni edhe më poshtë.
Është e qartë se çdo makinë që do të shihet të lëvizë e ngarkuar me lëndë drusore në territorin e Bashkisë së Shkodrës, duhet të bllokohet menjëherë dhe të sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi. /ShkodraWeb/