Një sërë të shtënash arme janë dëgjuar orët e vona të kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit. Besohet nga informacionet paraprake se dy grupe kriminale janë përplasur me armë në lagjen e njohur me emrin “Banesat”.
Mësohet se me armë është qëlluar nga dy makina.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe njofton se nuk ka persona të lënduar. Ende nuk janë mësuar identitetet e personave që kanë qëlluar me armë zjarri.