Task- Forca e Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka zbuluar një linjë të paligjshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Njoftimi është bërë nga Policia e Shkodrës, e cila tashmë po punon për identifkimin ddhe kapjen e autorit. Linja e zbuluar në Hot të Ri fillonte nga pompa e ujit deri tek rezevuari. Kontrollet e UKSH shtohen veçanarisht gjatë stinës së verës, ku edhe mungesa e ujit ndjehet më tepër.
“Më datë 30.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi në fshatin Hoti i Ri, nga Taks Forca e Ujësjellës-Kanalizime pranë Bashkisë Shkodër, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit nga pompa e ujit tek rezervuari. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 159 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. /ShkodraWeb/