DASHI
Duhet të tregoheni më të hapur në jetën tuaj në çift sot dhe të bashkëpunoni me njëri-tjetrin. Në planin financiar do iu ndihmojë një mik i ngushtë.
DEMI
Planetët do i bëjnë ata që janë në çift mjaft romantike. Do keni shumë ide si të krijoni ambientin e përshtatshëm në mënyrë që kënaqësitë që të merrni e të jepni të jenë të mëdha. Intuita do iu çojë në rrugën e duhur në planin financiar.
BINJAKET
Për çiftet kjo ditë do jetë shumë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë të re. Mundohuni të paktën të ruani një klimë sa më të qetë dhe mos lindin debate. Plani financiar nuk do ketë asnjë problem.
GAFORRJA
Falë influencës pozitive të planetëve, ju do ndiheni mjaft mirë si fizikisht ashtu edhe moralisht. Do keni disa probleme me financat kështu që shmangni çdo shpenzim të pamenduar.
LUANI
Gjatë kësaj dite si ata që janë në çift ashtu edhe beqarët do jenë mjaft joshës dhe sharmante. Për sa iu përket financave duhet të shmangni me çdo kusht investimet për diçka sepse ky do ishte gabimi që do iu fundoste.
VIRGJERESHA
Shumë planetë do ndikojnë sot në jetën tuaj në çift dhe do e bëjnë atë më të bukur e më sensuale. Në sektorin financiar do përballeni me goxha probleme dhe nuk do bëni dot investimet që kishit menduar.
PESHORJA
Dita do jetë e vështirë për të gjithë ata që janë në çift sot. Tregohuni shumë të matur në planin financiar, por dhe mos ngurroni të merrni iniciativa për të përmirësuar buxhetin.
AKREPI
Çiftet do kenë një ditë përgjithësisht të qetë dhe pa probleme. Gjithsesi bëni kujdes me ato që do thoni për të mos nxitur konflikte. Vetëm disa do mund të përfitojnë nga ndonjë trashëgimi.
SHIGJETARI
Ambienti yjor do të favorizojë dashurinë për çiftet. Ata që janë të martuar do të gjejnë pasionin dhe sensualitetin. Në planin financiar do ju jepen shumë mundësi për të rregulluar çdo gjë.
BRICJAPI
Keni kohë që keni krijuar një lidhje? Priten ndryshime pozitive sot. Në planin financiar duhet të bëni shumë kujdes sepse atmosfera do jetë shumë e zymtë.
UJORI
Asnjë planet nuk do mund të tronditë sektorin tuaj të dashurisë, madje Hëna do iu ndihmojë të shihni edhe një të ardhme të mirë së bashku. Plutoni do të favorizojë financat dhe ju do keni mundësinë të shlyeni edhe borxhet që keni pasur.
PESHQIT
Mos bëni gabim të fantazoni për dikë tjetër që nuk është partneri juajsot. Menaxhoheni më me maturi buxhetin nëse nuk doni të përballeni me vështirësi.