Rrehet ne gjyq Vilson Brahja, i arrestuari qe i vuri tritol baneses se Gazmir Dacit ne Bathore. Ne seancen e sotme, para trupit gjykues ai ka pranuar autoresine, duke thene se per te vendosur tritolin ishte paguar 5 mije euro. Ne seancen e sotme ne ngarkim te tij, pasi ka degjuar palet, gjykata ka vendosur ta lere ne mase sigurie “arrest me burg”.
“E bëra kur nuk e dija që këto familje janë në gjak. Më ka thënë ai që më pagoi do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil”-ka thene ai.
Sipas tij, personi qe i dha shumen e eurove, eshte 24-25 vjeç dhe jeton në Bathore. Ka qene ky person qe i ka siguruar edhe tritolin qe ai me pas e ka vendosur.
Brahja ka treguar se ai i ka thene qe shtepia ku do e vendoste ishte e tija.
“Të nesërmen e mora në telefon, lekët s’mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall zoti gjyqtar. Unë jam banor në Kamëz shtëpia që e vura eshte në Bathore. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë”- tha ai.
Ai ka thene se ka marre vetem 1500 euro, por jo te gjithe shumen qe i ishte premtuar.
Kujtojme se Daci eshte në burg i dënuar me 35 vite për vrasjen e Valmir Kolaverit. Pas ngjarjes u fol per nje hakmarrje mes dy fiseve.