Rikthimi i emigrantëve në vendin tonë rikthen edhe trafikun e rënduar në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Lëvizjet e shumta me automjete krijojnë varg automjetesh sidomos në qëndrat e qytetit. Vargu më i madh i automjeteve bëhet sidomos nga sheshi Ish-5 Heronjtë deri në Parrucë dhe nga kryqëzimi i degës deri tek sheshi i Piacës. Siç shihet edhe nga fotoja, fluksi i lëvizjes së automjeteve është i madh.
Prania e punonjësve të policisë për të vendosur rregull është tepër e domosdoshme. Por, prania e tyre është më shumë e nevojshme edhe për të evidentuar aksidentet që mund të ndodhin nga lëvizja e shumtë e makinave, por edhe të atyre që lëvizin me motorçikleta apo bicikleta, duke krijuar një kaos në rrugët e qytetit të Shkodrës.