Pandeli Majko dhe Uashim Thaçi janë shfaqur së bashku rreth një sofre në Kosovë duke trokitur gotat e rakisë por edhe me shieshe birre përpara. Natyrisht, në prani edhe të personave të tjerë. Foto janë publikuar nga Sami lushtaku, kryetari i PDK-së në Skenderaj e më herët edhe kryetar komune. Në një postim në Facebook Lushtaku shkruan:
“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv. kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrofci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona! SL”.