DASHI
Pasioni do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do kaloni momente të paharruara pranë atij që dashuroni. Situata në planin financiar nuk do jetë e qëndrueshme.
DEMI
Do jeni të vendosur ta stabilizoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ia dilni mbanë. Do flisni hapur me partnerin dhe do i sqaroni të gjitha keqkuptimet që iu kishin dalë. Në planin financiar do keni probleme.
BINJAKET
Gjatë kësaj dite, ju që jeni në çift do keni mundësi të konkretizoni disa projekte që kishit bërë së bashku. Secili do respektojë pavarësinë e tjetrit dhe lirinë e shprehjes së mendimit. Situata financiare nuk do ketë ndryshime të mëdha.
GAFORRJA
Jeta juaj në çift gjatë kësaj dite do jetë e mirë, madje do e përforconi edhe më tepër bashkëpunimin. Shfrytëzojini ditët sa më shumë që të mundni. Financat do jenë të mira kështu që përfitoni deri në maksimum.
LUANI
Yjet do jenë të gatshëm t’iu ofrojnë momente të paharruara me partnerin tuaj sot. Mos bëni shpenzime te pamenduara dhe kot së koti sepse situata financiare nuk është shumë e favorshme.
VIRGJERESHA
Në jetën në çift do ketë një rikthim të pasionit, çka do ndryshojë tërësisht ekzistencën tuaj. Mund të ketë aventura, por jo dashuri të mëdha. Në planin financiar do vijë një periudhë e favorshme.
PESHORJA
Klimë harmonike për të gjithë ata që janë në një lidhje. Financat do jenë përgjithësisht të stabilizuara dhe mund të shpenzoni pa shumë kursime.
AKREPI
Çdo gjë do shkojë për mrekulli sot në planin sentimental të çifteve. Dashuria do jetë stimuluese dhe do ia kaloni më së miri. Me paratë duhet të tregoheni të matur dhe të kursyer me shpenzimet.
SHIGJETARI
Në jetën në çift do krijohet një ambient mjaft sensual dhe ju do ndiheni për mrekulli pranë atij që dashuroni. Ata që kanë pasur debate do i sqarojnë. Falë mjedisit të mirë planetar edhe financat nuk do të tronditen.
BRICJAPI
Më në fund do ndiheni të qetë në jetën në çift dhe paqja do vijë tek ju. Dielli do iu ndihmojë të ekuilibroni buxhetin, ndërsa Plutoni do nxitë shpenzimet.
UJORI
Ata që janë në një lidhje do jenë edhe më romantike gjatë kësaj dite. Do kaloni një mbrëmje pasiononte dhe të mbushur me emocione. Financat do jenë të mira në përgjithësi.
PESHQIT
Tregohuni më të drejtpërdrejtë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite nëse doni që situata në çift të jetë e qëndrueshme. Në planin financiar do përballeni me vështirësi.