Administrata e Bashkisë së Shkodrës ka organizuar sot dhurim vullnetar gjaku. Që në orën 9 të mengjesit, në mjediset e saj, me ndihmën e Kryqit të Kuq Shqiptar, u instalua një pikë për dhurimin e gjakut. Kanë qënë të shumtë punonjësit e administratës që kanë dhuruar gjak.
Rreth orës 111.45, në mjediset ku dhurohej gjak ka ardhur edhe presidenti Ilir Meta, i cili i ka dhënë jetë Aleancës për Dhurimin e Gjakut, pjesë e të cilës është edhe Bashkia e Shkodrës. Para mediave, Meta dhe Ademi kanë folur për rëndësinë e dhurimit të gjakut, i cili është jetik për shumë përsona në momente të caktuara të jetës.
Po ashtu, ata kanë theksuar efektin pozitiv të dhurimit të gjakut, sidomos tek moshat e reja. Meta dhe Ademi kanë ftuar banorët e Shkodrës madje edhe përfaqësuesit e mediave, të japin kontributin e tyre duke dhuruar gjak.
Më pas, presidenti Meta ka zhvilluar një takim kortezie me kryebashkiaken Ademi në zyrën e kësaj të fundit. /ShkodraWeb/