Një shtetas 73- vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën në rrethana që policia nuk i sqaron. Sipas njoftimit zyrtar, banori i lagjes “Salo Halili” të Shkodrës, ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale. Konstatimi i policisë ka ardhur pas veprimeve të kryera mbi kufomën. Megjithatë, materialet për këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës.
“Më datë 02.08.2018, në lagjen “Salo Halili” Shkodër, ka vdekur shtetasi M. H., vjeç 73, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. /ShkodraWeb/