Reparti i Zjarrëfikësve të Shkodrës ia ka dalë të parandalojë përhapjen e zjarrit në një banesë. Si pasojë e djegies së një aspiratori në banesën e shtetasit Sh.M. në sheshin e quajtur “Çinari i Hoxhë Dheut” në Shkodër, kanë shpërthyer flakët. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrëfikëse të Shkodrës, të cilat janë njoftur në kohë. Zjarri është fikur, duke parandaluar kështu përhapjen e tij të mëtejshme. Ndërsa nuk ka patur dëme në njerët, dëmet materiale kanë qënë shumë të vogla, falë ndërhyrjes së zjarrëfikësve. /ShkodraWeb/