Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, 37-vjeçarja Enkeleida Hallunaj u përcoll sot në orën 13:00 në banesën e fundit në një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
Pikërisht në qytetin ku lindën, bashkëshorti gjyqtar, Dritan Hallunaj mori vesh një ditë më parë lajmin e kobshëm atë të vetëvrasjes së Enkeleidës.
37-vjeçarja, nënë e një vajze që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tetë i ballkonit të shtëpisë së prindërve ishte stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.
Nga hetimet e deritanishme thuhet se shkak për të ndërmarrë aktin e rëndë janë bërë shqetësimet psikike që kishte shfaqur e reja. Një ditë më parë se pranë trupit të pajetë në rrugë, asaj i janë konstatuar në duar edhe disa ilaçe që duhet ti pinte.