Në Tiranën e viteve ‘56, janë zhvilluar edhe parada mode. Në një video të shpërndarë në Facebook nga “Shqipëria e harruar” na vijnë disa pamje të rralla nga periudha komuniste.
Ndërkohë që në filmat e kohës bëhej propagandë për barazinë mes meshkujve dhe femrave, në kryeqytet vajzat e reja dhe të bukura bashkë me fëmijët bënin paradë me rrobat e prodhuara në vend para një publiku të gjerë.