Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sot në Hanin e Hotit në Shkodër, 11.6 ton birrë për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë.
Konkretisht, nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni-Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhrin e ministrit, ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence.
AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.6 ton në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.