Një nuse ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrit të saj. Ngjarja raportohet nga Policia e Shkodrës, e cila bën me dije se një shtetase 25- vjeçare ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht një të moshuar 74- vjeçar, babai i burrit të saj. Në këto kushte, Policia e Shkodrës ka referuar ngjarjen në Prokurori.
“Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen L. O., vjeçe 25, banuese në fshatin Vukatan, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vjehrrit, shtetasit S. O., vjeç 74. Neni 130/a i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës. /ShkodraWeb/