Brenda pak orëve janë konsumuar dy ngjarje të rënda në Vaun e Dejës. Policia bën me dije se një grua 49- vjeçare ka tentuar të vetëvritet në banesë duke gëlltitur një mbidozë paracetamolësh. Në distancë vetëm pak orësh, një person tjetër, 37- vjeç ka tentuar ti japë fund jetës duke gëlltitur fostoksinë. Në të dy rastet, ngjarjet e rënda janë referuar në prokurori, ndërsa nuk është e qartë nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën. Më poshtë, njoftimet e policisë për të dy rastet.
“Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen L. P., vjeçe 49, banuese në Laç Vau Dejës, pasi në banesë, ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar disa tableta paracetamol. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 06.08.2018, në qytet Vau Dejës, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi E. Gj., vjeç 37, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.”. /ShkodraWeb/