Policia ka nisur një superaksion me helikopter në fshatrat e Vlorës këtë të merkure, në kuader të luftës kundër kultivimit të lëndeve narkotike. Sipas informacioneve paraprake, aksioni mësohet se po zhvillohet në Lapardha, Kuç e Gjormë.
Burimet jo zyrtare nga policia thane se deri tani janë rreth 20 parcela me kanabis të zbuluara pas patrullimit nga ajri. Pritet ne vijim te kemi detaje zyrtare nga ky operacion.