Policia e Sarandës ka kapur një person me rrezikshmëri të lartë.
Operacioni është zhvilluar ditën e djeshme ku në pranga ka përfunduar B. I., 38 vjeç, banues ne Vasjar te Tepelenes.
38-vjeçari është ndaluar në një nga klabet e natës në lagjen nr.1 të Sarandës, ku i janë gjetur dhe sekuestruar 3 gram “cannabis sativa”.
Më pas policia ka kryer kontrolle edhe në banesën ku ai jetonte ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
Njoftimi i policisë:
Operacion i policise se Sarandes per kapjen e nje personi me rrezikshmeri. Operacioni eshte zhvilluar dje. Eshte arrestuar B. I, 38-vjec, banues ne Vasjar te Tepelenes.
Fillimisht ai eshte ndaluar ne nje nga clubet e nates ne lagjen nr.1 te Sarandes, ku i jane gjetur dhe sekuestruar 3 gram “cannabis sativa”. Me pas policia ka kryer kontroll ne banesen ku jetonte dhe ne garazhin e mjetit ne afersi te Kanalit te Cukes.
Ne kete te fundit ka gjetur dhe sekuestruar 1 arme zjarri pistolete./shqiptarja/