Rreth orës12.30, jemi njoftuar se shtetasi B.K, 50 vjeç, banues në fshatin Shez, Peqin, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës në fshatin Lazarenj , Njësia Administrative Pajovë, Peqin, dhe është mbytur.
Në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.