Një ngjarje e rëndë është verifikuar në Grudë të Re të NJA Rrethina në Bashkinë e Shkodrës. Një shtetase 32- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke gëlltitur fostoksinë. Ngjarja është publikuar nga Policia e Shkodrës, e cila nënvizon se gruaja është vetëhelmuar në banesë dhe ka vdekur në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
“Më datë 12.08.2018, në fshatin Grudë e Re, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasja A. C., vjeçe 32, e cila më pas ka ndëruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës. /ShkodraWeb/