Mirëmbajtja e rrugëve duket se është kthyer në mollë sherri pasi në harkun 13-15 gusht rezulton të jenë ankimuar të paktën tre procedura pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Procedura e parë e ankimuar është ajo e udhëhequr nga Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër dhe konkretisht “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga ‘Lezhe-Nenkalimi Milot, Lidhja e 2 urave-K/Pllanë-U.Zogut”.
E njëjta drejtori është vendosur në kushte të vështira nga operatorët privatë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit pasi është ankimuar edhe një aks i dytë. Bëhet fjalë për “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga “U.Matit-Rrëshen-Shpal-Q.Benë-K.Hadroj-Ura e Repsit”. Gjatësia e gjithë aksit rezulton të jetë 84.9 kilometra.