Një i ri shqiptar është bërë kryefjala e mediave franceze që prej mbrëmjes së djeshme.
Kjo pasi rreth orës 22:30 të së martës ai kreu një masakër në lagjen “Rose Vineyard” në komunën “La Roche-sur-Yon” ndaj dy përsonace.
Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur por thuhet se ai ka goditur me thikë në rrugë dy persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vend ndërsa tjetri u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas dëshmive të para, vrasësi dhe viktima ishin në konflikt për më shumë se një vit pas shitjes së një makine. Natën e kaluar, ata u takuan rastësisht në lagjen Rose Vineyard. Megjithëse sherri para vrasjes ndodhi para disa dëshmitarëve, rrethanat mbeten ende të paqarta.
Një autopsi pritet të kryhet këtë pasdite në trupin e viktimës, për të përcaktuar goditjet që shkaktuan vdekjen.
Sa për të plagosurin, ai është qëlluar në fyt dhe bark.
Deri tani thuhet se shqiptari do të pyetet pasditen e sotme në prani të një përkthyesi pasi nuk e di mirë gjuhën fraceze./joq/