(foto ilustrim) I jep fund jetes nje 68-vjeçare ne Delvine. Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë eshte vetehelmuar me fostoksine dhe ka gjetur vdekjen rruges teksa dergohej ne spital.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në banesën e saj në fshatin Vergo ku ajo banonte me të birin. Sipas bluzave të bardha të Sarandës mësohet se 68 vjeçarja është derguar bë repartin e urgjencës së Sarandës në orën 20.50 të së mërkurës, në gjendje të rëndë.
Pas ndihmës së parë, sipas protokollit mjekësor ajo u transportua drejt TIranes, por ka nderruar jete ne rruge e siper, poshtë fshatit Lazarat. Burime nga grupi i hetimit në Komisariatin e Policisë në Delvinë bëjnë me dije se edhe herë të tjera ka tentuar 68 vjeçarja t’i jepte fund jetës.
Gjendja e sa eshte renduar shume pas vdekjes të së bijës, tre vite më parë, humbje qe nuk mundi ta kalonte dot. Ajo i dha fund jetës ditën e mërkurë, pas takimit për herë të fundit edhe me fëmijët e vajzës që kishin ardhur në fshat nga Greqia. /Nga Shpresa DINE/