Më datë 24.08.2018, rreth orës 11:10, në fund të Kanalit të Çukës, lagjia nr.1 Sarandë, ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.
Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.
Policia bëri idendtifikimin e tyre:
– Maria Sedda, 64 vjeçe (viktima)
– Giuseppe Sciutto, 65 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.