Ndërron jetë një nga të plagosurit në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Kukës. Mësohet se i plagosuri ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Gëzim Gjana.
Kujtojmë se ditën e djeshme aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur ura e Gostilit, ku dy mjete tip ‘Passat’ dhe ‘Ford Focus’ me targa italiane u përplasën me njëri-tjetrin. Si pasojë mbetën të plagosur 4 persona, ndërsa njëri prej tyre nuk u shpëtoi dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetën ditën e sotme.