Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë goditur disa herë me thikë në trup në tentativë për ta vrarë të riun me inicialet D.D. 20 vjeç, i cili është dërguar në spital. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në lagjen numër 15 për motive të dobëta.
Në pranga kanë përfunduar Nikoll Përlleshi 31 vjeç, banues në Durrës dhe Bibë Deda 48 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal./balkanweb/