DASHI
Në kërkim të personit të caktuar dhe të romancës së re, do ta kuptoni që fati është në anën tuaj. Shkathtësia e joshjes në dashuri del nga inspirimi i përbashkët, mjafton të ndieni energjinë magjike në praninë e dikujt.
DEMI
Ju është e domosdoshme përkrahja e dikujt në mënyrë që ti realizoni qëllimet tuaja afaristo-financiare. Pas një angazhimi të madh do të pasojnë satisfaksione të mira.
BINJAKËT
Jeni shumë i pavendosur për atë se çfarë duhet të bëni me jetën tuaj. Keni shumë ëndrra dhe dëshira, por ju mungon kuraja që ti ndiqni ato. Kërkoni ndihmë te njerëzit që njihni.
GAFORRJA
Falë ngjarjeve të reja e të këndshme në jetën tuaj private, jeni duke rrezatuar energji pozitive dhe dikush po zgjon kujdesin tuaj emocional. Nëse keni dëshirë që ti realizoni qëllimet tuaja emocionale, duhet të tregoni kuraje.
LUANI
Ju jeni person, i cili, në marrëdhënien me personin e dashur, dëshiron të ndiejë në tërësi sigurinë. Në raport me personin e dashur shumë gjëra i shikoni ndryshe, gjë që ndikon të shkoni përpara në jetën tuaj dashurore.
VIRGJËRESHA
Shenjat e kujdesit apo të butësisë forcojnë romancën dashurore. Është e nevojshme ta zgjidhni dilemën tuaj emocionale. Lumturia është e arritshme dhe rezulton nga afërsia e përbashkët.
PESHORJA
Kohë pas kohe po kaloni nëpër një fazë të caktuar të pasigurisë personale dhe emocionale, jeni i brengosur për shkak të veprimeve apo fjalëve të dikujt. Në dashuri më shumë ju pengon euforia e befasishme në sjelljet e partnerit, se sa ndjenja e nostalgjisë.
AKREPI
Jeni në disharmoni midis dëshirave dhe mundësive personale, të cilat po ju presin. Po provoni të realizoni harmoninë familjare dhe të përmirësoni dialogun me personin e dashur. Është me rëndësi që ekziston besimi i dyanshëm dhe harmonia në dashuri.
SHIGJETARI
Personi i cili ka tërhequr vëmendjen tuaj emocionale meriton që të gjendet në listën e prioriteteve tuaja. Vetëm atëherë sinqerisht shfaqni ndjenjat tuaja, ju presin marrëdhënie të harmonishme dhe kënaqësi e plotë.
BRICJAPI
Keni energji të mjaftueshme dhe qëllim serioz që ta përmirësoni statusin tuaj. Gjendeni në një fazë kreative, që sjell mundësi apo rast të shkëlqyeshëm për përparim më të shpejtuar.
UJORI
Keni vizion të shkëlqyeshëm, kështu që ngjarjet e reja në skenën afariste nuk dëshironi t’ia lini rastit. Është me rëndësi që afarizmit i qaseni në mënyrë seleksionuese dhe e dalloni rastin e mirë, nuk duhet të kënaqeni me rezultate mesatare.
PESHQIT
Largojeni konfuzionin duke dalë me miqtë dhe njerëzit e afërt. Do të përjetoni një ditë shumë të këndshme ku mund të bëni edhe njohje të reja dhe shumë interesante.