Një grua në Tiranë ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati këtë të martë, bënë me dije burime zyrtare nga policia.
“Në rrugën ‘Qemal Stafa’, është vetëhedhur nga pallati shtetasja A.H., 34 vjeçe, e cila rreth orës 16:03, ka vdekur në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.