DASHI
Sot do të keni të bëni me një person të cilin nuk e shihni prej kohësh dhe me të cilin marrëdhëniet i kini të rralla. Jini më të gjindshëm.
DEMI
Sot mund të merrni ndonjë kritikë të rëndësishme, e motivuar edhe nga karakteri juaj. Problemet në dashuri nuk zgjidhen duke u bërë xhelozë.
BINJAKET
Jupiteri dhe Mërkuri do të dinë t’ju ndihmojnë për një problem që tashmë e keni prej kohësh dhe për të cilin kërkoni zgjidhje të pranueshme.Këshillat e miqve mund tju ndihmojnë sot, ndaj vlerësojini.
GAFORRJA
Mos i përçmoni rastet e mira. Konfuzioni dhe pavendosmëria do të jenë të theksuar gjatë ditës së sotme. Në punë do të mund të merrni përsipër një angazhim më të madh professional.
LUANI
E sotmja do të jetë ditë në të cilën do të jeni veçanërisht zgjuar dhe të shkathët, gjithashtu do të jeni edhe pak me fat. Partneri do të jetë miku juaj më i afërt sot kurdo ku mund të keni nevojë.
VIRGJERESHA
Një njeri shumë i vlerësuar sot mund t’ju propozojë për të bashkëpunuar për një projekt shumë interesant. Bëni mirë të mos e refuzoni.
PESHORJA
Përpiquni që të mos humbni durimin dhe jini diplomatik në momentin e duhur. Mos u kapni pas fjalëve: jini më të vendosur dhe të gatshëm.Një udhëtim I shkurtër së bashku me partnerin do ju bëjë mirë.
AKREPI
Në dashuri ndieni nevojën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve, por e gjeni veten gjithmonë duke luftuar kundër ndonjë pengese të jashtme. Yjet ju këshillojnë të jeni të qetë e më të duruar në arritjen e synimeve tuaja.
SHIGJETARI
Jini më të qartë kur të flisni sot, në mënyrë që të tjerët t’ju kuptojnë plotësisht. Jini më praktik për situatat tuaja ekonomike.Jo gjithçka që ju doni mund të realizohet sot. Kujdes!
BRICJAPI
Modelojeni xhelozinë tuaj. Në dashuri do t’ju shfaqen arsye për të kuptuar se jo gjithmonë keni bërë zgjedhje të duhura.Në ambinetin e punës do të jeni në qendër të vëmendjes së eprorëvce tuaj. Jepni maksimumin.
UJORUI
Sot do të takoni një person aspak të sinqertë dhe që sigurisht nuk është në anën tuaj: shmangni absolutisht çdo konfidencë.Në punë do të keni rezultate pozitive sot.
PESHQIT
Në punë do të ndiheni të lodhur sot. Në aspektin privat mund të zgjidhni që mbrëmjen ta kaloni vetëm sesa me shoqe e shokë të mërzitshëm.