Bllokohen punimet ne by-pass-in e Shkodres. Banoret e zones kane dale sot ne proteste, duke kerkuar edhe vemendjen e mediave. Ata pretendojne se nuk jane shpronesuar qe prej 6 vitesh, pavaresisht premtimeve te dhena nga Bashkia Shkoder, e cila ka marre persiper rehabilitimin e zones. Banoret thone per mediat se jo vetem nuk jane shpronesuar sipas premtimeve, por madje u eshte kerkuar te shtyjne serish rrethimet, gardhet apo avullite e pronave te tyre. Sipas tyre, ata zoterojne te gjithe dokumentacionin e nevojshem qe verteton qenien pronare te truallit ku po punohet, ndersa kercenojne se do te bllokojne perfundimisht punimet ne kete aks. /ShkodraWeb/