Një person është gjetur i vrarë mesditën e sotme jashtë një makine të braktisur në periferi të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, viktima është Arjan Ferracaku 31 vjeç, ndërsa ende nuk dihen rrethnat e ngjarjes.
Zona ku është gjetur viktima është në Livadhe, e njëjtë ku janë gjetur më parë mjetet e djegura që janë përdorur nga autorët për disa ngjarje kriminale.
Më lart foto nga vendi i ngjarjes, ku është gjetur viktima, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe FNSH-së