Arjan Ferracaku, 31- vjeç ëhstë i riu që u gjet i vrarë në zonën e “Livadeve” në Shkodër pranë një makine. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ishte i martuar dhe prind i dy fëmijëve. Bashkë me të atin, menaxhonin dy lokale me të njejtin emër “Fantazia” në Velipojë dhe në Zues, i vënë në punë para disa muajve. Deri në këto momente nuk ka më shumë informacione, teksa pritet edhe komunikate zyrtare e policisë së Shkodrës lidhur me ngjarjen e rëndë.
Paraprakisht, mësohet se trupi i pajetë është konstatuar rreth orës 14.00 ndërsa sipas informacioneve të para të policisë, vrasja është kryer me pistoletë. Po ashtu, ka akoma dyshime nëse makina ka lidhje me vrasjen e 31- vjeçarit ose jo. Në zonën ku është gjetur makina, janë gjetur edhe mjete të tjera të përdorura kryesisht për akte kriminale.