Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple pritet të prezantojë jo një por tre modele të reja smartfonësh iPhone në datën 12 shtator. Sipas disa informacioneve që kanë rrjedhur në mediat sociale, dy iPhone mund të jenë pasardhësit e modelit X dhe mund të quhen XS apo X Plus. Këta modele do të kenë ekran OLED që ka cilësi më të mirë ngjyrash dhe harxhon më pak bateri. Dy smartfonët do kenë 6 GB RAM.
Ekrani në këto modele pritet të jetë cep më cep, duke hequr butonin “Home” dhe pjesën që zë kamera dhe sensorët. Ndërsa një model tjetër më i lirë, që mund të quhet thjesht iPhone, do të jetë me ekran LCD ,e 320-330 PPI. Ky model pritet të jetë pasardhës i linjës 8 të smartfonëve, me çmim më të përballueshëm. Ky model do ketë RAM 3 GB.