Një shtetas 26- vjeçar është vrarë në orët e para të mëngjesit në Mamurras, pikërisht në lagjen “Zef Hoti”. Sipas informacioneve paraprake viktima është Indrit Pepa dhe ai është ekzekutuar. Mësohet se ai është vrarë brenda në qytet, ndërsa për shkaqet nuk ka asnjë informacion. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, ku një 13- vjeçar u therr me thikë nga një 15- vjeçar pikërisht në Mamurras.