Një adoleshent ka mbetur i plagosur aksidentalisht në Ishull-Shëngjin në Lezhë.
Në njoftimin e policisë thuhet se, shtetasi me inicialet O.K 21 vjeç, banues në Lezhë, më datë 05.09.2018 ka plagosur aksidentalisht 18 vjeçarin me inicialet GJ.F banues në Lezhë po ashtu, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit O. K., vjeç 21, banues në Lezhë, sepse dyshohet se më datë 05. 09. 2018, rreth orës 19:40, në Ishull-Shëngjin në Lezhë, ka plagosur me armë zjarri nga pakujdesia shtetasin Gj. F., vjeç 18, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 91 dhe 278/1 të Kodit Penal./joq/