Blu-të e Fierit kanë arritur të vënë në pranga një person në kërkim, i cili akuzohej për futjen e sendeve të ndaluara në burg.
60-vjecari Behar Caushaj banues në Patos ka rënë në prangat e policisë. Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, ka urdhëruar ndalimin e tij si autor të dyshuar për veprën penale, Futja ose mbajta e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimit me burg./gazetaexpress/