Nuredin Orelesi është një emër i njohur në Shqipëri. Ai ka vite që militon në kampionatin tonë. Nigeriani ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Vllaznisë, ndërsa aktualisht luan me Kamzën.
Megjithatë, ish-gruaja e tij, Oluajemisi Kole ka hedhur akuza të rënda për të. Ai e akuzon ish-bashkëshortin, me të cilin kanë edhe 1 fëmijë se e ka braktisur kur filloj karrierën në Europë. Madje ajo thotë se ka qenë afër vetvrasjes.
Ja çfarë shkruan ajo:
“Shtator për tu kujtuar
Në këtë datë, 3 vite më parë u martova me një fëmijë të rritur.
I njëjti muaj, 9 vite më parë, mamaja ime u shtrua në spital dhe unë vrapoja pas të dashurit tim i cili ishte me kombëtaren U-20. Ai shkoi me kombëtaren ndërsa unë humba mamane time, në të njëjtin muaj. Unë shkova për ta ndjekur në Venezuelë. Mbaj mend sesi mamaja e tij më adhuronte dhe më falenderonte për atë që po bëja për djalin e saj. Pasi fitoi një kontratë profesioniste dhe filloi të luante në Europë, ajo filloi të më trajtonte si një të huaj dhe unë pyesja veten nëse ajo ishte e njëjta që më parë më falenderonte.
Fillova ti njoh mirë gjërat, kur djali i saj filloi të fitonte bukën vetë, kam parë djallin. E pashë veten në rrugë me 1 fëmijë më pak se 1 vjeç. Pas disa muaj, djali i saj më dërgoi para për të marrë një apartament me qera. Ai interesohej për djalin e tij duke pyetur të afërm e jo mua. Isha afër vetvrasjes, por falë Zotit nuk e bëra. Çfarëdo që do të ndodh në jetë duhet të dini se ajo vazhdon. ”/panorama/