Nuk ka mundur të jetojë pas rrëzimit nga shkallët e shtëpisë së tij një shtetas 69- vjeçar. Sipas policisë së Lezhës, ai është rrëzuar aksidentalisht me 31 gusht dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Pavarësisht kujdesit të mjekëve, pas 10 ditëve 69- vjeçari ka ndërruar jetë. Edhe në këtë rast policia i ka referuar materialet ne prokurori, duke e cilësuar ngjarjen e rëndë si aksidentale.
“Më datë 08.09.2018, në Spitalin e Traumës Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasi J. B., vjeç 69, banues në Vinjollë i cili më datë 31.08.2018, është rrezuar tek shkallët e brendshme të banesës dhe është dërguar në spital. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, si ngjarje aksidentale.”, thuhet në komunikatën e policisë Lezhë.