DASHI
Sot do të nxisni dëshirën tuaj për të bërë blerje. Ndoshta do të blini një orë luksoze ose një veshje të veçantë që keni kërkuar prej kohësh. Kjo gjë do t’iu kënaq pafund.
DEMI
Arritjet e fundit në fushën profesionale ju kanë shtuar besimin në aftësitë tuaja. Do të ndiheni aq mirë sa do të tërhiqni dhe anëtarët e seksit të kundërt. Do të keni dhe rritje në financë.
BINJAKET
Talenti juaj do të dal nga një histori e shkruar, ose nga një portret i pikturuar. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe shumë persona do t’iu admirojnë. Partneri gjithashtu do t’iu vlerësojë.
GAFORRJA
Sot do të kujdeseni për një person të familjes suaj. Do të ndiheni më mirë duke qëndruar pranë këtij personi, sesa të dilni jashtë rrugës. Më pas lexoni ndonjë libër të bukur.
LUANI
Pas punëve të vështira që keni bërë këto ditë, do të merrni lajme të mira. Kjo do t’iu jap mundësinë për tu mburrur me arritjet tuaja. Jini të durueshëm për të shmangur konfrontimet.
VIRGJERESHA
Ju do të keni probleme financiare sot. Kjo do t’iu shtyjë të merrni parasysh dhe ndonjë zgjidhje radikale. Besojini një mikut tuaj apo një të afërmi, që t’iu japin një zgjidhje më të pranueshme.
PESHORJA
Mos e përhapni lajmin e mirë shumë shpejt, pasi asgjë nuk është konfirmuar ende. Mbani informacionin si rezervë, për ta përdorur atëherë kur duhet. Kështu keni fituar vetë – besimin.
AKREPI
Nëse do keni rritje financiare, shpenzojeni atë me zgjuarsi. Tendenca juaj mund të jetë për të blerë dhurata, për të kaluar një mbrëmje të bukur në qytet. Investoni me kujdes.
SHIGJETARI
Sot do të jeni energjik dhe entuziast, dhe ata që keni rreth jush do të jenë pozitiv. Puna në shtëpi dhe zyrë po ju ecën shpejt dhe pa probleme. Ditë pozitive për fillimin e një projekti.
BRICJAPI
Sot, vetëm shpenzimet për të kënaqur dëshirat tuaja, do t’iu bëjnë të lumtur. Për të qenë afër me njerëzit, mbani komunikimin tuaj të qartë dhe konciz. Për të qenë të qetë qëndroni vetëm.
UJORI
Ju do tw pranoni njw ndryshim sot. Jeni duke ndjekur interesa të reja, mbase fillimi i një shkolle tjetër do të ishte diçka pozitive. Ju jeni gati për të qenë dikush në këtë botë.
PESHQIT
Sot do të merrni nga partneri një dashuri ekstra, ndoshta dhe një dhuratë të papritur nga ju. Ky veprim do t’iu kthejë buzëqeshjen. Në punë kujdesuni vetëm për profesionin tuaj të zakonshëm.