Diplomati Donald Lu është larguar nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ambasada Amerikane në Tiranë, të cilën e drejtoi për rreth 4 vite, ka zgjedhur një formë të veçantë urimi për ambasadorin Lu, duke përdorur një karikaturë ku janë afishuar “peshqit e mëdhenj”, Dekriminalizimi, Reforma në Drejtësi dhe në fund…rrugëtimi i ri i Donald Lu drejt Kirgistanit pas rreth katër vitesh qëndrimi në Tiranë.
Ambasadori amerikan ishte ndër mbështetësit kryesorë të një prej reformave më të rëndësishme në Shqipëri atë në sistemin e drejtësisë. Tanimë ai nis një rrugëtim të ri në Kirgistanin e largët por që sfidat janë njësoj, drejtësi dhe shtet ligjor.