Gjenden eshtrat e një personi në Mat, nga dyshimet paraprake thuhet se mund t’i përkasin një viktime që mund të ketë humbur jetën nga shpërthimet e vitit 1997. Eshtrat u gjeten në tunelet e Qafështamës. Pas këtij shpërthimi, ku humbën jetën 23 persona, u gjetën 11 trupa të pajetë, ndërsa trupat e tjerë nuk u gjetën. Edhe pse është mjaft e vështirë, identiteti i personit mund të gjendet përmes analizave të ADN-së.