Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shpallur të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto. Ishte nën akuzë për abuzime lidhur me tenderin e ushqimeve në institucionin që drejtonte. Zoto ishte dënuar me 5 vite burg pasi akuzohej për korrupsion. Gjykata kishte vendosur masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.