Në fshatin Beltojë të NJA Berdicë të Bashkisë së Shkodrës, është shfaqur rreth oren 14.30 një vatër zjarri. Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët janë shfaqur në afërsi të banesave. Menjëherë sa është marrë informacioni, një mjet zjarrëfikës i MZSH Shkodër me 3 efektivë është nisur me urgjencë për shuarjane e zjarrit. Duke vlerësuar situatën, është nisur edhe një mjet i dytë me tre efektivë, nga ana tjetër, nga Malihebe.
Pas raportimeve nga terreni, është parë e nevojshme të niset edhe një zjarrëfikëse e tretë me tre efektiva, nga krahu i Beltojës. Siç duket, intensiteti i zjarrit është mjaft i lartë, teksa është nisur edhe nj mjet i katërt i MZSH Shkodër në drejtim të Beltojës, me 5 efektivë në bord, ndërsa për garantimin e shërbimit MZSH në Shkodër, është kërkuar ndihma e M.Madhe.