Për 6 muaj Luan Dragusha kishte realizuar me sukses 120 ndërhyrje në Laboratorin e Hemodinamikës në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Televizioni shtetëror RTSH, i kushtoi një kronikë të gjtë për suksesin e këtij investimi të qeverisë për Shkodrën. Madje, vetë Dragusha thoshte se nisma e qeverisë për një bonus ekstra mbi rrogën- rreth 1 milion lekë të vjetra në muaj, e shtynë të refuzonte ofertat edhe të spitaleve private por edhe të kthehej nga Amerika ku kishte marrë licencën për ushtrimin e profesionit atje.
Ndërsa prej rreth 2 ditësh ai bashkë me 8 kolegë të tjerë është i arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ia vlen të dëgjohet kjo intervistë që ndihmon shumëkënd të hedhë dritë edhe mbi arsyet e verteta të aksionit të paprecedent ë iniciuar nga Prokuroria e Shkodrës, aksion që ka ngjallur reagimin e mjekëve por edhe sindikatës përkatëse, kolegë të Luan Dragushës.