Drejtoria Vendore e Policise Korce njofton: Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetases: A.Sh, 19 vjeçe, banuese në Korçë”- njofton policia. Procedimi ndaj saj filloi pasi, më datë 10.08.2017, në lagjen nr 4 në Korçë, dyshohet se kjo shtetase ka braktisur djalin e saj të mitur 3 vjeç, i cili aktualisht është strehuar në “Shtëpinë e Foshnjës” në Korçë, ku ndodhet nën kujdesin edhe të punonjësve social.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” dhe “Mosdhënia e mjeteve për jetesë. /ShkodraWeb/