Sherbimet e Policise lokale identifikuan brenda nje kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’. Agjentet e kane shpallur ne kerkim dhe forca te shume janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani. Ai i doli perpara me armë ne dore nje shtetasi qe levizte me makine, me cilin pati nje konflikt te momentit. Nga 2 të shtënat ne ajer nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.